“I prekur nga dhurata që ma përcolli nga Haga”, Rama zbulon dhuratën nga Rexhep Selimi
Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë nga ish-luftëtari i UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.
Teksa shprehi mirënjohje, Rama tha se mezi pret që të marrë “fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”.
“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, ka shkruar Rama.