Hajdar Beqa, 31-shi i PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

Hajdar Beqa, ish-ushtari i UÇK-së dhe deputeti aktual me përvojë të gjatë në Kuvendin e Kosovës, do të garojë si kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 9 shkurt 2025, Beqa do të jetë i renditur me numrin 31 në listën zgjedhore të kësaj partie, transmeton DrenicaOnline.

Gjatë mandatit të fundit, Hajdar Beqa është vlerësuar si një nga deputetët më aktivë në Kuvend, duke marrë pjesë në diskutime të rëndësishme dhe duke mbrojtur vazhdimisht parimet dhe interesat e qytetarëve.

Me përvojën e tij si ish-ushtar i UÇK-së dhe si deputet i shumë legjislaturave, Hajdar Beqa synon të vazhdojë angazhimin për një Kosovë më të drejtë dhe të zhvilluar.

Mbetet të shihet nëse ai do të marrë edhe këtë herë përkrahjen e nevojshme të qytetarëve për të vazhduar rrugën e tij në Kuvendin e Kosovës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë