Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, nis rrugëtimin politik nga familja në Negroc

Altin Krasniqi, djali i ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka nisur zyrtarisht rrugëtimin e tij politik si kandidat për deputet nga radhët e PDK-së.

Nga shtëpia e tij në Negroc, Altini ndau emocionet dhe krenarinë për mbështetjen e jashtëzakonshme të familjes, transmeton portali DrenicaOnline.

“Edhe pse ndjeva mungesën e babait në këtë moment të rëndësishëm, mbështetja dhe përkushtimi i familjes sime më japin forcë dhe motiv për të vazhduar këtë garë me përgjegjësi të plotë”, deklaroi Krasniqi.

Altin Krasniqi garon me numrin #20 dhe synon të ndjekë gjurmët e familjes së tij në shërbim të vendit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë