Vdes Ajete Fazliu, nëna e dy dëshmorëve të kombit nga Gradica

Me pikëllim të thellë, familja Fazliu ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Ajete Fazliut, nënës së dy dëshmorëve të kombit. E ndjera ishte simbol i forcës, qëndresës dhe sakrificës për lirinë e atdheut. Gjatë gjithë jetës së saj, ajo mbeti krenare për sakrificën e bijve të saj dhe e përkushtuar ndaj vlerave kombëtare.

Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 18.12.2024, në orën 14:00 në fshatin Gradicë.

Kujtimi për Ajete Fazliun do të mbetet i përjetshëm, duke qëndruar gjithmonë në zemrat e familjes dhe gjithë atyre që respektojnë sakrificën për liri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë