Lushtaku: Besimi i qytetarëve nuk fitohet me sondazhe të porositura!
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2024/12/Screenshot_20241217_155357_InCollage-Collage-Maker-750x430.jpg)
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Mërgim Lushtaku ka thënë se besimi i qytetarëve nuk fitohet me sondazhe të porositura, por me investime në shëndetësi, ekonomi, arsim dhe mirëqenie sociale.
Ndërkaq duke ironizuar me sondazhe t e publikuara së fundi, ai ka publikuar disa fotografi nga takimet e partisë së tij me qytetarët, duke thënë se këto janë sondazhet e vërteta.
“Ju prezantoj sondazhet e vërteta! Besimi i qytetarëve nuk fitohet me sondazhe të porositura, por me investime në shëndetësi, ekonomi, arsim dhe mirëqenie sociale. Shihemi me 9 shkurt ”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.