Historia e Alketës është historia e dhimbjes dhe krenarisë së Kosovës

Deputetja dhe kandidatja për një tjetër mandat, Ariana Musliu-Shoshi, ka ndarë rrëfimin prekës të Alketës, vajzës së luftës, e cila sot është një shembull suksesi dhe krenarie.

E lindur në mes të sakrificës dhe sfidave të luftës, Alketa bart mbi supe një histori të jashtëzakonshme. Babai i saj, Ajeti, ushtar i UÇK-së, la amanetin për familjen në prag të lirisë, ndërsa nëna e saj, Besa, mbajti gjallë shpirtin e qëndresës dhe krenarisë.

“Sot, Alketa është simbol i një jete të ndërtuar mbi sakrificën dhe amanetin e babait dëshmor. Historia e saj është historia e Kosovës, plot dhimbje, por edhe krenari dhe shpresë për të ardhmen,” u shpreh Musliu-Shoshi.

Ky rrëfim shërben si kujtesë për gjeneratat e reja mbi sakrificën dhe qëndresën që sollën lirinë e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë