Ferat Shala: PDK-ja gati për fitore në Shtime dhe Kosovë më 9 shkurt

Deputeti dhe kandidati për një tjetër mandat nga PDK-ja, Ferat Shala, ka takuar strukturat e partisë në Shtime, duke vlerësuar gatishmërinë e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai theksoi se vetëm PDK-ja dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, mund të sjellin një drejtim më të mirë për Shtimen dhe Kosovën.

Gjatë takimit, Shala diskutoi dinamikën e fushatës dhe alternativën qeverisëse me kryetarin e degës së PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupi, anëtarin e Kryesisë qendrore, Fehmi Mujota, kandidatët për deputetë Naim Ismajli dhe Aulona Syla, si dhe me kolegët deputetë Xhavit Haliti dhe Rashit Qalaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë