Të shtëna me armë në Prishtinë, policët detyrohen të përdorin armët – të dyshuarit në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditën e së dielëz në Prishtinë.

Rastin për DrenicaOnlins e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku njoftoi se një veture me disa persona të dyshuar janë arratisur.

Borovci, ka dhënë detaje për rastin ku njoftoi se vetura e dyshuar është sinjalizuar nga zyrtarët policorë të ndalet në pikë kontrolli, por i njëjti nuk ështa ndalur dhe ka rrezikuar zyrtarët policorë.

“Prishtinë 15 dhjetor 2024 – Rreth orës 17:30 është pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç ‘rast ka identifikuar një veturë të dyshuar e cila përkundër sinjalizimit të policisë për tu ndalur në pikë kontrolli e njëjta ka refuzuar duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe duke manovruar rrezikshëm, kësisoj duke vënë para rrezikut të drejtpërdrejtë zyrtaret policor.

Duke parë rrethanat e ngjarjes policia me shpejtësi ka organizuar edhe një tjetër pikë kontrolli me qëllim ndalimin e veturës së dyshuar porse vetura sërish nuk është ndaluar dhe me manovrime të rrezikshme ka bërë përpjekje të qëllimshme për të goditur zyrtarët policor.

Për të shmangur rrezikun e menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë për jetën, zyrtarët policor janë detyruar të përdorin armën e zjarrit.

Aktualisht vetura e dyshuar nuk është ndaluar si dhe personat e dyshuar tani për tani janë në arrati.

Policia me përkushtim po vijon punën e saj për identifikimin e të dyshuarve të përfshirë në këtë rast si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, ka thënë Borovci.

Ndërsa, apelon qytetarët nese kanë informacione në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast të kontaktojë menjëherë policinë

“Siguria e oficerëve dhe qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë më i lartë. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast të kontaktojë menjëherë policinë”, ka thënë ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë