Patriot Krasniqi: Zvicra, foleja e Partisë Demokratike të Kosovës

Patriot Krasniqi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka marrë pjesë në takimin përmbyllës me bashkatdhetarët e nëndegës së PDK-së në Zurich. Ai ka shprehur kënaqësinë e tij për përkrahjen masive ndaj PDK-së dhe kandidaturës së Bedri Hamzës si Kryeministër.

Në fjalën e tij, Krasniqi ka falënderuar kryetarin e Nëndegës në Zurich, Shaip Kadriaj, për një organizim të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e diasporës në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Zvicra është foleja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe burim i pandalshëm i mbështetjes për vizionin tonë për një Kosovë më të mirë,” ka deklaruar Krasniqi.

#BashkMundemiMëMirë
#88

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë