Ky është 22-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin në Klinë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në Klinë, ku një 22-vjeçar, humbi jetën.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se viktima është, Arianit Gashi.
Rastin e ka konfiruar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një i lënduar është paraqitur në QMF në Volljakë të Klinës mëngjesin e sotëm. Mjeku kujdestar ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka raportuar se ka qenë i përfshirë në një aksident. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe mjeku kujdestar, ku i njëjti ka konstatuar vdekjen e një personi të gjetur në veturë. I lënduari pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi”, tha ai për IndeksOnline.
IndeksOnline sigurojë video nga vendi i ngjarjes, ku zjarrëfikësit dhe policia, po mundoheshin ta nxjerrin trupin e të ndjerit nga vetura, i cili kishte mbetur aty për rreth 15 orë.