Sami Lushtaku: Jakup Nura, zëri i fuqishëm i Skenderajt dhe Kosovës në listën e PDK-së
Në Prelloc, në konakun e bashkëluftëtarit dhe themeluesit të UÇK-së, Jakup Nura, Sami Lushtaku shprehu mbështetjen për kandidaturën e tij si deputet në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës. Lushtaku vlerësoi lart vlerat patriotike të Nurës, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj idealeve të lirisë dhe shtetndërtimit, transmeton portali DrenicaOnline.
“Jakupin e njoh si një njeri të vendosur, të drejtë dhe të përkushtuar, i cili gjithmonë i ka qëndruar besnik fjalës dhe veprave të tij. Me angazhimin kombëtar gjatë dhe pas luftës, ai ka kontribuar në ndërtimin e një Kosove të lirë dhe të pavarur”, tha Lushtaku.
I bindur në aftësitë e tij, Sami Lushtaku theksoi se Jakup Nura do të jetë një zë i fuqishëm për Skenderajn dhe gjithë qytetarët e Kosovës në Kuvendin e ardhshëm.
“Të priftë e mbara, miku im!” përfundoi Lushtaku.