Hajdar Beqa mobilizon shtabin zgjedhor: Fitorja e PDK-së më 9 shkurt është e sigurt
Deputeti dhe kandidati për një mandat tjetër nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka njoftuar për mbajtjen e mbledhjes së shtabit zgjedhor të degës.
Në këtë takim u diskutuan organizimi dhe menaxhimi i procesit zgjedhor, si dhe hapat që duhet ndërmarrë për të siguruar suksesin në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, transmeton portali DrenicaOnline.
Beqa vlerësoi angazhimin e deritanishëm dhe bëri thirrje për përkushtim maksimal nga secili anëtar i partisë deri në ditën e fundit të fushatës.
Ai shprehu bindjen se fitorja e PDK-së është e padiskutueshme dhe jetike për të ardhmen e Kosovës.
“Fitorja e PDK-së më 9 shkurt 2025 është domosdoshmëri e kohës!” përfundoi Beqa.
#BedriHamza #Kryeministër #Kosovamundetmamirë