Banorët e Kishnarekës falënderojnë Komunën e Drenasit për ndriçimin e rrugëve kryesore
Banorët e fshatit Kishnarekë të Drenasit kanë shprehur falënderimin e tyre ndaj Komunës së Drenasit, veçanërisht ndaj drejtorit të infrastrukturës, Endrit Gllareva, për realizimin e ndriçimit në disa nga rrugët kryesore të fshatit, transmeton portali DrenicaOnline.
“Shprehim mirënjohjen tonë për punën e bërë dhe mbetemi me shpresë që inciativat për ndriçimin e rrugëve të tjera të vazhdojnë në të ardhmen”, deklaruan banorët.
Projekti është pritur pozitivisht nga komuniteti, duke kontribuar në rritjen e sigurisë dhe lehtësimit të qarkullimit gjatë natës./DrenicaOnline/