Emocionuese: Altin Krasniqi nisi rrugëtimin politik në Drenas, aty ku filloi edhe babai i tij Jakup Krasniqi
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka nisur sot zyrtarisht angazhimin e tij politik në Drenas, aty ku edhe babai i tij e filloi karrierën politike.
Me emocion të veçantë, Altini ka mbajtur një fjalim para anëtarëve të Shtabit Zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të udhëhequr nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ku shtabi unanimisht është deklaruar në mbështetje të tij, transmeton portali DrenicaOnline.
Lladrovci, i njohur si kryetar kampion për transparencë dhe llogaridhënie, i ka uruar Altinit suksese në rrugëtimin e tij politik dhe në garën për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, përfshirja e Altinit në listën e kandidatëve për deputetë është e një rëndësie të veçantë, duke vlerësuar potencialin e tij si një zë i ri dhe i fuqishëm në përfaqësimin e qytetarëve të Kosovës.
Altin Krasniqi, ndonëse i ri në moshë, është i përkushtuar për të ndjekur hapat e babait të tij dhe për të kontribuar në të ardhmen politike të vendit.
Paraqitja e tij e parë në politikë ka ngjallur interes dhe mbështetje të madhe, veçanërisht në Drenas, një bastion i fuqishëm i PDK-së./DrenicaOnline/