Drenasi, komuna më me së shumti kandidatë për deputetë në listën e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar mbrëmë listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

Lideri i PDK-së, përmes një video-adresimi, është shprehur se lista e PDK-së nuk paraqet vetëm emra, por një ekip fitues me vizion për të ardhmen, të përkushtuar për një Kosovë ma të mirë.

“Mbi 50% e listës së kandidatëve tanë janë pjesë e garës për herë të parë, duke sjellë energji dhe ide të reja në misionin tonë. Dua të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj liste dhe për ata që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, qoftë edhe në mënyra të tjera të rëndësishme”, tha Krasniqi.

Krasniqi theksoi se suksesi i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit është i garantuar me këtë listë të prirë nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Drenas, e vetmja degë fituese e PDK-së në të gjitha garat në nivelin lokal dhe qendror, nga zgjedhjet e para deri sot, për zgjedhjet nacionale të 9 Shkurtit, ka dhjetë kandidatë.

Lista zgjedhore e PDK-së, përmban dhjetë emra të kandidatëve nga komuna e Drenasit, për të cilët konsiderojmë se përfaqësojnë të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen e Komunës tonë, PDK-së dhe Republikën e Kosovës.

Ftoj qytetarët e komunës së Drenasit ta tregojnë veten, sepse ne mundemi ma mirë, sepse Kosova mundet ma mirë!

Kandidatët nga komuna e Drenasit për Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë:
Ferat Shala,
Fadil Demaku,
Altin Krasniqi,
Betim Gjoshi,
Lulzim Nika,
Ardian Kastrati,
Agnesë Kastrati Bucolli
Aurora Berisha,
Petrit Hajdari, dhe
Adnan Thaçi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë