99-shi i PDK-së, Isak Neziri

Afaristi i njohur në Gjermani dhe Kosovë, Isak Neziri do të garoj për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numrin 99 në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025. Neziri ka bërë të ditur se është i nderum që garon me numrin 99 për shumë arsye. “Numri im në listë është 99. Janë 99 arsye për ta votuar PDK-në në këto zgjedhje, por mbi të gjitha ky numër është i lidhur me historinë tonë më të re!”, ka shkruar Neziri.

Njoftimi i plotë: Të dashur qytetarë, miq dhe bashkatdhetarë,

Jam jashtëzakonisht i nderuar të ndaj me ju lajmin se kandidatura ime për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së është tashmë zyrtare! Numri im në listë është 99. Janë 99 arsye për ta votuar PDK-në në këto zgjedhje, por mbi të gjitha ky numër është i lidhur me historinë tonë më të re!

99-ta për është viti i Lirisë

99-ta për është viti i Çlirimit

99-ta është viti i kthimit të Shpresës

99-ta është viti i triumfit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

99-ta është viti i kthimit të mbi 1 milion shqiptarëve të shpërngulur me dhunë

99-ta është viti i Rilindjes tonë Kombëtare.

99-ta është edhe viti i themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

I lindur e rritur në Drenicë, por i formësuar dhe ngritur në Gjermani, më ka dhënë mësimin e jetës – si të mos dorëzohem asnjëherë. Kam punuar shtatë ditë në javë, por krenar e besimplotë se puna e ndershme një ditë shpërblehet. Falë Zotit kam ngritur një biznes të suksesshëm në Bajern të Gjermanisë, por asnjëherë i shkëputur nga Kosova duke investuar dhe ndihmuar në çdo kohë.

Kandidimi për deputet nga PDK-ja, partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, më bën edhe më të përulur për të punuar ditë e natë deri në fitoren e madhe të 9 shkurtit. Falënderoj Partinë Demokratike të Kosovës, kryetarin Memli Krasniqi dhe kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza për besimin e tyre!

Në këtë rrugëtim pres të ndajmë ide dhe të punojmë së bashku për ndryshimin që duam të shohim. Të angazhohemi së bashku për një Kosovë që mundet ma mirë.

Me respekt dhe mirënjohje,

Isak Neziri

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë