Petrit Hajdari zyrtarizon kandidaturën për deputet, ka numrin 51: “Me PDK-në, për një Kosovë më të mirë”

Petrit Hajdari ka shpallur kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës, si pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai do të garojë me numrin 51, duke e cilësuar atë si simbol të bashkimit dhe fitores së përbashkët, transmeton portali DrenicaOnline.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Hajdari theksoi angazhimin e tij të plotë për të kontribuar në kthimin e dinjitetit dhe zhvillimit të Kosovës, duke u mbështetur në vizionin e PDK-së dhe udhëheqjen e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Kosova pret shumë nga secili prej nesh. Ajo s’na ka asnjë borxh, asaj ia kemi borxh të gjitha. Partia Demokratike e Kosovës është grupimi politik që ka dhënë kontribut të paçmueshëm për Çlirimin dhe Pavarësinë, dhe ne jemi të gatshëm të marrim barrën e sfidave për një Kosovë më të mirë”, deklaroi Hajdari.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij rrugëtimi, duke theksuar se PDK është partia e vetme që mund të sjellë ndryshimin dhe mirëqenien për vendin.

Kandidatura e Petrit Hajdarit është një tjetër dëshmi e përkushtimit të PDK-së për të sjellë energji të reja dhe angazhim të fortë për sfidat që e presin Kosovën./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë