Mërgim Lushtaku zyrtarizon kandidaturën për deputet me numrin 100: “100% për një Kosovë më të mirë”
Deputeti Mërgim Lushtaku ka zyrtarizuar sot kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai ka njoftuar se do të garojë me numrin 100, duke e cilësuar atë si simbol të përkushtimit të tij maksimal për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.
Në një deklaratë për qytetarët dhe mbështetësit e tij, Lushtaku theksoi rëndësinë e krijimit të hapësirave për figurat e reja politike dhe përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje.
“Sot, më shumë se kurrë, kemi mbi 100 arsye për të besuar, për të vepruar dhe për të ndryshuar. Prandaj, kërkoj me përulësi besimin dhe mbështetjen tuaj”, u shpreh Lushtaku.
Ai u zotua për një angazhim të plotë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij politik dhe personal.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të jenë një sfidë e rëndësishme për të gjitha partitë politike, ndërsa kandidatura e Mërgim Lushtakut premton energji të reja në PDK./DrenicaOnline/