Lladrovci: Kandidatët e PDK-së nga Drenasi, përfaqësues të denjë të së djeshmes, sotmes dhe të nesërmes tonë
Partia Demokratike e Kosovës, Dega Në Drenas, e vetmja degë fituese e PDK-së në të gjitha garat në nivelin lokal dhe qendror, nga zgjedhjet e para deri sot, për zgjedhjet nacionale të 9 Shkurtit, ka dhjetë kandidatë.
Sipas Ramiz Lladrovcit, këto fitore, të pandërprera nga viti 2000 e deri sot, reflektojnë edhe mburrjen tonë, si bastion i pathyeshëm i PDK-së, do të rikonfirmojë edhe fitoren në zgjedhjet qendrore.
“Fitorja jonë më 9 Shkurt, do të vulosë çdo dilemë rreth punës tonë në organizimin partiak, punën në terren, përkushtimin për mbrojtjen e interesit qytetar dhe misionit të subjektit politik i cili doli nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka thënë Lladrovci.
Me krenari, para qytetarëve të komunës së Drenasit, do ta kërkojmë votën për kandidatët e komunës tonë, pa anashkaluar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, liderin e partisë, Memli Krasniqin dhe kandidatët tjerë nga lista e PDK-së.
Pa asnjë modesti, do të kërkojmë votën për PDK-në dhe dhjetë kandidatët, sepse, për qytetarët dhe Republikën e Kosovës ne punojmë më shumë se çdo subjekt tjetër politik, kemi vizion të qarta rreth të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes tonë, brenda familjes së shteteve demokratike e vlerave euro-atlantike.
Do ta kërkojmë votën në secilën shtëpi dhe secilën lagje, sepse, janë zgjedhje vendimtare për të ardhmën tonë. Janë zgjedhje të cilat përcaktojnë rrugën e vlerave më sublime të cilat i arritëm me aleatët tanë, të prirë nga ShBA-ja.
Jemi të bindur se qytetarët e Komunës së Drenasit, janë gati të bëjnë detyrën e vet si deri më sot, duke votuar PDK-në dhe kandidatët e saj, të bindur se po votojnë për një Kosovë më të mirë, për një Kosovë të mundësive të barabarta dhe sundimin e ligjit.
Këto zgjedhje, do të jenë me rëndësi për neve por edhe për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, për Hashimin, Kadriun, Jakupin dhe të tjerët, sepse, ata kanë nevojë për ndihmën e pakursyer të shtetit për të cilin dhanë kontribut të pazëvendësueshëm.
Lista zgjedhore e PDK-së, përmban dhjetë emra të kandidatëve nga komuna e Drenasit, për të cilët konsiderojmë se përfaqësojnë të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen e Komunës tonë, PDK-së dhe Republikën e Kosovës.
Ftoj qytetarët e komunës së Drenasit ta tregojnë veten, sepse ne mundemi ma mirë, sepse Kosova mundet ma mirë!
Kandidatët nga komuna e Drenasit për Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë:
Ferat Shala,
Fadil Demaku,
Altin Krasniqi,
Betim Gjoshi,
Lulzim Nika,
Ardian Kastrati,
Agnesë Kastrati Bucolli
Aurora Berisha,
Petrit Hajdari, dhe
Adnan Thaçi.
Kosova mundet ma mirë!