Ariana Musliu- Shoshi mban këtë numër në zgjedhjet e 9 shkurtit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka finalizuar dhe dorëzon sot listën e saj përfundimtare të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas informatave ekskluzive të siguruara nga DrenicaOnline, në mesin e 110 kandidatëve të listës është edhe deputetja aktive, Ariana Musliu- Shoshi, e cila mban numrin 18.

Musliu- Shoshi njihet për aktivitetin e saj të palodhur në Kuvendin e Kosovës, ku është dalluar si njohëse e shkëlqyer e diplomacisë dhe çështjeve ndërkombëtare.

Kandidatura e saj përfaqëson një vlerë të shtuar për ekipin e PDK-së dhe pritet të ketë mbështetje të gjerë në zgjedhjet e ardhshme.

Për lajme dhe zhvillime të tjera rreth zgjedhjeve, ndiqni DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë