Adem Grabovci nuk kandidon për deputet; Valon Grabovci pjesë e listës së PDK-së
Ish-shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, nuk do të jetë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në listën e miratuar nga PDK për zgjedhjet e ardhshme, figuron vetëm emri i Valon Grabovcit, nipit të Ademit.
Ky i fundit kishte deklaruar disa javë më parë se do të kandidonte për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, por rrethanat familjare të krijuara së fundmi, veçanërisht ndarja e hershme nga jeta e djalit të vëllait të tij, kanë ndikuar që ai të tërhiqet nga gara, duke mos pasur energjinë e nevojshme për të zhvilluar një fushatë elektorale.
PDK mbetet me një ekip të ri dhe dinamik për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa Valon Grabovci shihet si një ndër kandidatët me potencial për të përfaqësuar partinë në Kuvendin e Kosovës.
Për më shumë lajme dhe analiza, qëndroni me DrenicaOnline.