Endrit Shala: Koha për #veçVepra në shërbim të qytetarëve!
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Endrit Shala, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët, duke përcjellë mesazhin e ekipit të tij për përfaqësim të ndershëm, përkushtim dhe guxim në Kuvendin e Kosovës, transmeton DrenicaOnline.
Shala theksoi rëndësinë e përfaqësimit të interesave të qytetarëve dhe të sjelljes së ndryshimeve të nevojshme për vendin, duke e cilësuar liderin e NISMA-s, Fatmir Limajn, si shembull të një lideri të veprave konkrete.
“Fatmir Limaj na ka dëshmuar se politika nuk është thjesht fjalë, por angazhim i përhershëm për qytetarët dhe për të mirën e vendit. Ky është frymëzimi ynë, dhe ne jemi të vendosur ta ndjekim këtë rrugë,” u shpreh Shala.
Ai premtoi se ekipi i tij ka një mision të qartë: të ndërtojë një Kosovë më të drejtë dhe më të fortë, duke qenë zëri i së vërtetës dhe i zhvillimit në Kuvend.
“Kuvendi ka nevojë për një zë të guximshëm që mbështet qytetarët dhe jo interesat e ngushta. Koha për #veçVEPRA ka ardhur!” përfundoi Shala.
Ky mesazh është pjesë e fushatës së koalicionit AAK-NISMA, i cili synon të ofrojë një qeverisje që reflekton vullnetin dhe nevojat e qytetarëve./DrenicaOnline/