Besim Mulaj prezanton programin ambicioz për infrastrukturë dhe energji në Mitrovicë: Rruga e re për Kosovën!
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besim Mulaj, prezantoi sot në Mitrovicë një program ambicioz për zhvillimin e infrastrukturës dhe energjisë në vend. Ky program synon transformimin e Kosovës në një model rajonal për zhvillim ekonomik dhe efikasitet energjetik, transmeton portali DrenicaOnline.
Programi përfshin ndërtimin e rrugëve kryesore, përfundimin e autostradave dhe krijimin e një sistemi energjetik të qëndrueshëm. Sipas Mulajt, ky është plani më ambicioz qeverisës i 20 viteve të fundit, i përgatitur nga qindra ekspertë. Investimet e mëdha në këto sektorë pritet të përmirësojnë kushtet e jetesës dhe të avancojnë Kosovën drejt standardeve evropiane.
“Rruga e re” është vizioni ynë për një të ardhme më të mirë dhe një ekonomi më të fortë,” tha Mulaj./DrenicaOnline/