Ushtaraku Rexhep Bytyqi, shembull i përkushtimit për atdheun, del në pension pas 27 viteve shërbim

Sot u organizua ceremonia e daljes në pension të Rexhep Bytyqi, një ushtarak shembullor që i ka shërbyer Kosovës për 27 vite në UÇK, TMK dhe FSK, transmwton portali DrenicaOnline.

Në prani të oficerëve dhe nënoficerëve, u vlerësua kontributi i tij i jashtëzakonshëm në transformimin e ushtrisë sonë, ndërsa Gjeneral Cikaqi ofroi mikpritje të ngrohtë.

“Jemi krenarë për bijtë dhe bijat që i shërbejnë atdheut me nder”, u tha me mirënjohje për një gjeneratë që bëri histori./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë