Ia falsifikoi fotografinë, Ganimete Musliu paraqet rast në polici ndaj anëtarit të GUXO

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka paraqitur një rast në polici ndaj anëtarit të Listës GUXO, Luan Gacaferit.

Musliu po e akuzon Gacaferin se ia ka falsifikuar një fotografi të saj në protestën “Jo në emrin tim”.

“Ashtu siç kam premtuar, sot e paraqita ne Polici rastin e falsifikimit të fotografive te mia nga anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi i cili përmes propagandes  së tij tenton të nxisë urrejtje dhe të njollos emrin tim”, ka bërë të ditur Musliu.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë