Gresa Baraliu-Halili: PDK e bashkuar dhe e gatshme për fitore më 9 shkurt
Anëtarja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gresa Baraliu-Halili, ka konfirmuar përkushtimin dhe mobilizimin e partisë në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, transmeton portali DrenicaOnline.
Në një postim publik, ajo theksoi se gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues, krahas diskutimeve për zhvillimet e fundit në vend, është miratuar edhe një Deklaratë Politike me pesë pika, e cila reflekton qartë vizionin dhe angazhimin e PDK-së për një Kosovë më të mirë.
“PDK është gati dhe e bashkuar për këtë mision. Kosova mundet ma mirë!” – u shpreh Baraliu-Halili, duke theksuar unitetin dhe vendosmërinë e partisë për të sjellë ndryshime pozitive në vend./DrenicaOnline/