‘Befason’ Lëvizja Vetëvendosje, e nominon Albin Kurtin kandidat për kryeministër
Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Albin Kurtin, kandidat për kryeministër të zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025.
Nominimi është bërë në Mbledhjen e Këshillit të kësaj partie nga nënkryetari i partisë, Glauk Konjofca dhe u miratua pa asnjë votë kundër.
Kurti në fjalimin e tij, tha se zgjedhjet e vitit 2025 do të jenë të veçanta.