Ariana Musliu-Shoshi në Bruksel: Përfaqësojmë me krenari Kosovën dhe PDK-në
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka udhëtuar drejt Brukselit për të marrë pjesë në Komisionin për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, duke përfaqësuar PDK-në dhe Kosovën në këtë proces të rëndësishëm, transmeton portali DrenicaOnline.
“Ky është një moment i rëndësishëm për të forcuar pozicionin e Kosovës në skenën evropiane dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me Bashkimin Evropian”, tha Musliu-Shoshi.
Ajo theksoi rëndësinë e këtij angazhimi për progresin e Kosovës, duke vlerësuar udhëheqjen vizionare të Bedri Hamzës dhe përkushtimin e ekipit të PDK-së për një të ardhme më të ndritur.
“Bashkë për progres dhe zhvillim!” përfundoi Musliu-Shoshi.