Mërgim Lushtaku: E vërteta gjithmonë triumfon!
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka shprehur bindjen se padrejtësitë dhe goditjet e ulëta nuk mund ta zbehin të vërtetën e luftës për liri dhe dinjitet, transmeton portali DrenicaOnline.
“Pavarësisht goditjeve të ulëta dhe padrejtësive që po ndodhin, ti do të dalësh më i fortë se kurrë më parë! Lufta për liri ishte dhe mbetet lufta për mbijetesë – një e drejtë e shenjtë e popullit tonë”, ka deklaruar Lushtaku.
Ai ka theksuar se kauza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbështetet në sakrificat dhe guximin për të ndërtuar një të ardhme të denjë për vendin.
“Asgjë nuk mund ta zbehë të vërtetën e një kauze të drejtë dhe fisnike. E vërteta gjithmonë triumfon!”, përfundoi ai./DrenicaOnline/