Shahin Dervishaj reagon ndaj aktakuzës së re për Hashim Thaçin: “Një përpjekje për të njollosur luftën tonë të drejtë”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, ka reaguar pas aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si një sulm ndaj luftës së drejtë për liri dhe pavarësi të Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.

“Aktakuza e re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi është një tjetër përpjekje për të njollosur luftën tonë të drejtë për liri dhe pavarësi. Kjo nuk është vetëm goditje ndaj tij, por ndaj gjithë historisë dhe sakrificës së popullit tonë”, u shpreh Dervishaj.

Ai theksoi se Hashim Thaçi ka qenë simbol i guximit dhe idealeve të Kosovës dhe kërkoi që drejtësia të mos përdoret si mjet për të deformuar të vërtetën historike. “Historia jonë është ndërtuar mbi sakrificën dhe idealet e larta të lirisë, dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë”, përfundoi ai./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë