“I rrini gatitu Radoiçiqit”, Konjufca ndërpret seancën pasi deputetët e Listës Serbe s’pranojnë të dalin nga salla
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të Listës Serbe, duke i akuzuar ata për provokim para fillimit të seancës dhe keqpërdorim të taksave të qytetarëve.
Ai ka theksuar se kjo sjellje është e papranueshme, dhe ka ndërprerë vazhdimin e seancës të së enjtes.
“Ju drejtohem deputetëve të Listës serbe që vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë, është e pa tolerueshme kjo sjellje se njëherë në gjatë kuaj vini ne kuvend vetëm për me i keqpërdorur taksat e qytetarëve në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që keni, shkoni edhe i rrini gatitin shefit të të juaj kriminel Radojçiqit edhe keni guxim të vini në Kuvend , trup të keni edhe kërkojë me ndërpritet seanca”, ka deklaruar Konjufca.