Gjykata Speciale arreston ish-shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj

Gjykata Speciale ka nisur një aksion arrestimesh mëngjesin e sotëm në Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se pas Isni Klilajt, ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, në pranga ka përfunduar edhe ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj.

Smakaj pas përfundimit të misionit në AKI, ka qenë këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Ende nuk ka një informacion zyrtar nga Specialja për motivin e këtyre arrestimeve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë