Arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Kopiliq, ku humbi jetën një person rreth 70-vjeç
Është arrestuar shoferi në Kopiliq të Skenderajt pasi që nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes, të mërkurën mbrëma, me veturën e tij e ka goditur këmbësorin rreth 70-vjeç, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Burimet e DrenicaOnline kanë thënë se viktimë ishte një 70-vjeç, H.Shala nga fshati Kopiliq i Poshetëm.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin i cili ende është në procedurë hetimore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar qe trupi i viktimës te dërgohet për autopsi ndërsa i dyshuari te dërgohet në mbajtje./DrenicaOnline/