“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër, a do të lejojë Kurti befasi

Lëvizja Vetëvendosje në faqen zyrtare të partisë ka publikuar një njoftim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme për kandidatin për kryeministër për zgjedhjet parlamentare për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Mbetet të shihet se si do të gjindet kryeministri Albin Kurti përballë këtij “zhvillimi dramatik” brenda partisë dhe nëse do të lejojë befasi në këtë garë të brendshme partiake, shkruan Gazeta Express.

Për këtë pozitë mund të aplikojnë të gjithë anëtarët e LVV-së, të cilët duhet të dorëzojnë deklaratën e kandidaturës dhe dokumentacion shoqërues nga sot deri më 8 dhjetor.

“Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje, përkitazi me kriteret e përcaktuara statutore, duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 4.12.2024 deri me datë 8.12.2024 pranë KZP (Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm)”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë