Shahin Dervishaj në Kaçanik: Mungesa e mbështetjes nga niveli qendror po dëmton komunat e qeverisura nga PDK

Kandidati për deputet nga PDK, Shahin Dervishaj, një biznesmen i njohur nga Drenica që vepron në Gjermani, ka vizituar sot Komunën e Kaçanikut, ku u prit nga kryetari Besim Ilazi dhe stafi i tij, transmeton portali DrenicaOnline.

Gjatë takimit, Dervishaj u njoh nga afër me sfidat dhe nevojat e qytetarëve të kësaj komune. Ai vlerësoi përkushtimin dhe punën e kryetarit dhe ekipit të tij, duke shprehur keqardhje për mungesën e mbështetjes nga niveli qendror për komunat e qeverisura nga PDK.

“Jam i bindur se me angazhim dhe bashkëpunim, do t’i tejkalojmë këto sfida dhe do të vazhdojmë të punojmë për mirëqenien e qytetarëve të Kaçanikut dhe gjithë Kosovës”, deklaroi Dervishaj.

Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt adresimit të sfidave dhe promovimit të zhvillimit lokal./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë