Endrit Shala: Bashkë me Drenicën për një Kosovë më të zhvilluar!

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Endrit Shala, së bashku me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjeneral Nuredin Lushtakun dhe kandidatët e tjerë nga Nisma dhe iniciativa “Ideali për Skenderaj”, zhvilluan një takim të rëndësishëm në Skenderaj, zemrën e Drenicës, transmeton portali DrenicaOnline.

Gjatë takimit, u diskutuan prioritetet për zhvillimin ekonomik, përfaqësimin e ndershëm dhe forcimin e institucioneve. Shala theksoi se ky aktivitet nuk ishte vetëm një takim politik, por një shprehje e vlerave që bashkojnë strukturat dhe qytetarët për të mirën e Kosovës.

“Drenica ka qenë gjithmonë simbol i krenarisë dhe sakrificës për Kosovën. Me këtë bashkim forcash dhe vizionesh, jemi të vendosur që t’i japim Drenicës dhe Kosovës atë që e meriton”, u shpreh Shala, duke ftuar qytetarët që më 9 shkurt të zgjedhin veprat mbi fjalët.

Ky takim u vlerësua si një dëshmi e përkushtimit dhe palodhshmërisë së strukturave të koalicionit AAK-NISMA për të sjellë ndryshime konkrete për vendin./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë