Ajvaz Berisha falënderon Xhemail Bytyqin për përkrahjen në themelimin e nëndegës së BD-së në Krejkovë

Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Ajvaz Berisha, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e madhe të qytetarëve në tubimin e mbajtur në fshatin Krejkovë.

Në këtë takim, që u zhvillua në konakun e Xhemail Bytyqit, morën pjesë mbi 70 përkrahës të BD-së, duke shënuar një hap të rëndësishëm në formimin e nëndegës së re të partisë në këtë zonë, transmeton portali DrenicaOnline.

“Prania dhe përkushtimi juaj janë dëshmi e fortë e besimit që së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Drenasin dhe vendin tonë”, tha Berisha. Ai theksoi rëndësinë e këtij momenti në forcimin e vizionit të përbashkët dhe përparimin politik të BD-së.

Ajvaz Berisha falënderoi të gjithë për angazhimin dhe besimin e treguar ndaj partisë, duke theksuar se së bashku do të arrijnë ndryshimet pozitive që komuniteti dëshiron dhe meriton./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë