Vdes gazetari Zijadin Gashi
Gazetari kosovar, Zijadin Gashi, ka vdekur mëngjesin e sotëm.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Një prej emrave të njohur në botën e gazetarisë kosovare, Zijadin Gashi, pak muaj më parë i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike në tru.
Atë kohë vetë gazetari Gashi kishte njoftuar se operimi ka rezultuar i suksesshëm dhe se pret që t’i kalojë edhe sfidat pas operacionit, duke shpresuar se një ditë do t’i rikthehet edhe profesionit.
Zijadin Gashi ka qenë pjesë aktive e gazetarisë kosovare para dhe gjatë luftës, kurse edhe pas çlirimit punoi në disa prej mediumeve të shkruara e elektronike në Kosovë.
Së fundmi, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, kishte ndarë mirënjohje për Gashin, pikërisht për kontributin e dhënë në gazetari, gjatë periudhave të vështira të Kosovës
Siç ka njoftuar familja, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Prishtinës, ora 14:00./Reporteri.net/