Në front të luftës përmes lajmeve kuptoi rënien e motrës, Fadil Demaku sjellë në studio foton e rrallë me të (Video)
Fadil Demaku, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka dhënë një nga intervistat e tij të rralla.
I ftuar në T7 ai shpalosi detaje shumë prekëse nga koha e luftës në Kosovë, ku ishte bërë pjesë bashkë me katër vëllezërit e tij.
Demaku ka humbur në luftë vëllaun e tij i cili ra heroikisht në një betejë ballë për ballë me forcat serbe ndërsa familja Demaku ka humbur edhe vajzën e tyre bashkë me nipin.
Lajmin për rënien e motrës, Fadili e kishte kuptuar në një mënyrë shumë prekëse teksa në front të luftës kishte ndezur televizorin e vogël për të dëgjuar lajmet e Radio Televizionit Shqiptar kur kishte dëgjuar emrin e motrës dhe djalit të saj.
Pjesë nga rrëfimi në videon më poshtë: