Hetim i vdekjes në Drenas: Një person gjendet pa shenja jete
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në Drenas, transmeton DrenicaOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitet përkatëse të policisë, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.
Hetimet janë në vazhdim./DrenicaOnline/