Selim Pacolli ironizon me stilin e Faton Pecit: “Mini-Rugovisti me shall të humbur në kallamoq”
Selim Pacolli, nga Aleanca Kosova e Re (AKR), ka zgjedhur një mënyrë mjaft ironike për të komentuar një fotografi të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili ishte veshur në stilin e ngjashëm me atë të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, transneton portali DrenicaOnline.
Pacolli, duke postuar fotografinë, ka shkruar:
“Nostalgjikët Rugovian, nga sot paskën rastin ta shuajnë mallin me mini-Rugovistin e veshur nën petkun ‘President’, por si duket kjo puna i shkoj hiç, ngase shalli i paska humbur dikah në kallamoq!”
Ky koment i Pacollit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Disa e kanë parë si një shaka të lehtë, ndërsa të tjerë militantë të qeverisë Kurti e kanë konsideruar si një tallje të panevojshme në adresë të Pecit.
Faton Peci, së fundi është kritikuar për ndarjen e subvencioneve për disa të afërm të zyrtarëve të VV-së./DrenicaOnline/