Mërgim Lushtaku: Bashkatdhetarët në Vjenë, zëri i shpresës për një Kosovë të drejtë
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme të bashkatdhetarëve në Vjenë, të cilët treguan vendosmëri dhe përkushtim për vizionin e një Kosove më të mirë, transmeton DrenicaOnline.
“Bashkatdhetarët tanë në Vjenë u bënë zëri i shpresës për një Kosovë të re dhe të përparuar, duke i dhënë mbështetje të fuqishme z. Bedri Hamza dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Ata dëshmuan se vizioni për një udhëheqje të drejtë dhe të përgjegjshme po fiton zemrat e shqiptarëve kudo”, deklaroi Lushtaku.
Sipas tij, ky përkushtim tregon se shqiptarët në diasporë janë gjithmonë pjesë e pandashme e zhvillimit të Kosovës dhe fuqizimit të saj për një të ardhme më të ndritur.
#BedriHamzaKryeministër