“Gruaja ka qenë duke e tradhtuar dhe ai e mori vesh”, Andi reagon për vrasjen e Pajtim Krasniqit

Ish-banori i BBVK-së Andi Artani, ka reaguar për rasti tragjik që ndodhi në Florida të SHBA-së, ku Pajtim Krasniqi u vra nga gruaja e tij, e cila më pas bëri vetëvrasje.

Ai ka shpërndarë disa fotografi me të ndjerin dhe ka dhënë një version të shumëpërfolur.

“Për hir të së vërtetës po jua sqaroj njëherë dhe mirë se çka ka ndodhur me vllanë tonë.

Gruaja e tij Sabrina Krasniqi (Dzaferovic) ka qenë duke e tradhtuar Pajtimin. Në momentin që Pajtimi ka marrë vesh, Pajtimi me një qetësi ja ka theksu që don shkurorëzim dhe që ka me lajmëru babain e saj që don m’u nda. Sabrinës nuk ia ka përceptu truri këtë fakt dhe na e morri shokun, familjarin, vëllanë tonë nga jeta duke i fut 5 plumba ne trup dhe pastaj vazhdoi me aktin më egoistik, ku i mori jetën edhe vetes”, shkroi ndër të tjerash.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë