Bekim Dobra: Përvoja nga Nepali, model për avancimin e transparencës dhe auditimit social në Kosovë

Si kryesues i Kolegjiumit të Zyrtarëve për Komunikim me Publikun në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Bekim Dobra ka marrë pjesë në një vizitë studimore në Nepal, ku janë shkëmbyer përvoja ndërinstitucionale për Auditimin Social dhe transparencën në projekte lokale.

Gjatë vizitës, e cila përfshiu takime në Katmandu dhe komuna si Lekbeshi dhe Guras, Dobra prezantoi arritjet e komunave të Kosovës në fushën e transparencës dhe llogaridhënies. Ai theksoi rëndësinë e aplikimit të praktikave të Auditimit Social dhe përfshirjes së akterëve kryesorë në zhvillimin e projekteve komunale.

Organizata Helvetas nga Nepali prezantoi modelet e saj, sidomos në sektorin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, ndërsa përfaqësuesit nga Kosova identifikuan praktika të suksesshme që mund të zbatohen edhe në kontekstin kosovar. Vizita u përmbyll me një seancë interaktive në Nagarkot, duke përcaktuar mësime të transferueshme midis dy vendeve.

Një detaj i veçantë ishte shprehja e gatishmërisë për binjakëzimin mes komunës Guras dhe Drenasit, hap që mund të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin lokal.

Kjo vizitë u mbështet nga Helvetas Kosova dhe Helvetas Nepali, duke përfshirë përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, OJQ-ve dhe shoqërisë civile në Kosovë. Falënderime të veçanta u shprehën për Drilon Shalën, Shpend Eminin dhe Badri Manandhar për organizimin e suksesshëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë