Ndërron jetë njëri ndër internistët e parë në Kosovë, Dr.Ismet Bimbashi nga Drenica
Ka ndërruar jetë njëri ndër internistët (gastroenterologët) e parë në Kosovë, Dr. Ismet Bimbashi, në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.
Dr. Ismet Bimbashi u lind në Llaushë të Skënderajt. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prishtinë, ndërsa studimet universitare dhe specializimin i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Beogradit.
Në vitin 1971, filloi punën si mjek ndër të parët në Skënderaj dhe më vonë vazhdoi të shërbente si mjek internist në Prishtinë. Gjatë kohës kur shërbente në Skënderaj, ai ndihmoi qindra qytetarë gjatë epidemisë së “Variola Vera” në vitin 1972.
Me vendosjen e masave të dhunshme nga regjimi serb, Dr. Ismetit iu ndërpre dhunshëm puna, por ai vazhdoi të ndihmonte qytetarët përmes një ordinancë private, duke ofruar shërbime falas.
Pas luftës, rifilloi punën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, ku shërbeu deri në vitin 2011.
Dr. Ismet Bimbashi do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e tij në shërbim të pacientëve dhe komunitetit.