Rreziku i krizës energjetike në Kosovë/ Mobilizimi i jashtëzakonshëm i zjarrfikësve e shpëtoi KEK-un (Video)

Kosova ka qenë në prag të një krize të rëndë energjetike pas shpërthimit terrorist mbrëmë në kanalin e Ibër Lepencit në Zveçan, i cili furnizon Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) me ujë për ftohjen e turbinave të termocentraleve.

Situata alarmante ka mobilizuar të gjitha njësitë zjarrfikëse në vend, të cilat kanë reaguar në mënyrë të jashtëzakonshme për të parandaluar ndërprerjen e furnizimit me energji.

Burimet e DrenicaOnline kanë thënë se rreth 30 automjete zjarrfikëse nga komunat e Kosovës janë angazhuar në transportimin e pandërprerë të ujit me cisterna drejt termocentralit “Kosova B” në Obiliq. Falë përkushtimit dhe koordinimit të shpejtë, furnizimi i turbinave është mbajtur nën kontroll, duke shmangur një ndërprerje të madhe të prodhimit të energjisë elektrike.

Në mëngjes situata është normalizuar dhe zjarrfikësit janë larguar nga vendi i ngjarjes por janë në gjendje të reagojnë sërish nëse është e nevojshme/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë