Mësohet identiteti i vajzës e cila humbi jetën mëngjesin e sotëm në vetaksident (Foto)

Një vetaksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit.

Burimet e IndeksOnlinet brenda policisë kanë thënë se viktimë është Laurena Kuqi (22-vjeçe) e cila nuk ka mundur t’i mbijetonte aksidentit të rëndë.

Vetura me të cilët u vetaksidentua e reja tani është larguar nga vendi i ngjarjes.

IndeksOnline ka mësuar se në kohën kur ndodhi aksidenti, 22-vjeçarja ishte e vetme në veturë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë