Haradinaj pas shpërthimit në Ibër: Është pasojë e Qeverisë Kurti, të punohet me KFOR-in e amerikanët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shpërthimit në kanalin e Ibrit.

Haradinaj në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka fajësuar Qeverinë Kurti, duke thënë se patën politikë të gabuar në veri.

“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës”, u shpreh Haradinaj.

Ai ka bërë thirrje që institucionet të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe prezencën amerikane.

“Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane. Naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës. Mjaft më me filma!”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë