Rapsodi kosovar, Rifat Berisha zë vendin e parë në festivalin folklorik “Rapsodia Shqiptare” i mbajtur për 28 nëntor në Skenderaj
Rapsodi i njohur kosovar, Rifat Berisha ka zënë vendin e parë në festivalin folklorik “Rapsodia Shqiptare” që u mbajt për nder të 28 nëntorit në Skënderaj.
Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2024”, u mbajt në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” dhe filloi dy ditë më parë me pjesëmarrje të rapsodëve e grupeve folklorike nga mbarë trevat shqiptare, shkruan Sinjali.
Nata e parë u përcoll nga një numër i madh qytetarësh, deputetë të Parlamentit të Kosovës dhe dëgjues të këngës folklorike.
Në dy netët e para u paraqiten të gjithë rapsodët dhe grupet folklorike me këngët e tyre, kurse në ditën finale (më 28 nëntor) u përzgjodh sot nga juria kënga fituese e edicionit të sivjetmë nga Rifat Berisha.