Haradinaj prezanton kandidate për deputete vajzën e Fadil Kodrës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se kandidate për deputete nga kjo parti do të jetë Teuta Kodra-Millaku.

Ajo është vajza e njërit prej themeluesve të UÇK-së, Fadil Kodrës.

Prezantimi i saj u bë përmes një konference për media që u mbajt nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“E kam nderin sot dhe është nder i madh, si për mu dhe Aleancën, edhe për Kosovën t’ju konfirmoj si vijon: Na nderon sot nominimi për deputete i zonjës Teuta Kodra-Millaku, e cila është vajza e gjeneralit Fadil Kodra. Me familjen Kodra dhe gjeneralin Fadil Kodra, ne rrugëtojmë gjatë, një jetë në shërbim të atdheut e lirisë. Sot për mu është nder i madh që sot të shpallim kandidaturën e zonjës Teuta Millaku, së bijës së gjeneralit”, tha Haradinaj në një konferencë për shtyp.

Haradinaj po ashtu uroi qytetarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë